Këshilli i Legjislacionit: Konsensus PS-PD për rregulloren e Kuvendit! Pagat e gjyqtarëve? Kaso: Duhet implementim, Xhafaj: Ekuilibër…

Këshilli i Legjislacionit: Konsensus PS-PD për rregulloren e Kuvendit! Pagat e gjyqtarëve? Kaso: Duhet implementim, Xhafaj: Ekuilibër…

Këshilli për Legjislacionin TIRANË- Këshilli për Legjislacionin zhvilloi sot mbledhjen e radhës për të diskutuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese: zhbërjen e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit dhe rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mbledhje nisi diskutimi mbi përbërjen dhe numrin e komisioneve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e opozitës theksuan se ndryshimet duhet të realizohen me konsensus, ndërsa mazhoranca u pajtua mbi procesin që do të ndiqet. Këshilli i la detyrë Kuvendit që të ripunojë rregulloren në bazë të rekomandimeve të gjykatës dhe të dërgojë një relacion kryetarit të Kuvendit. Sa i përket pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore, kërkoi nga Ministria e Financave implementim të menjëhershëm të vendimit. "Mbi të gjitha,...