Kërkohen 16 abonime në modelin “Business”, AIF do të përdorë ChatGPT për të ndaluar pastrimin e parave
Me kryeministrin Edi Rama që e ka vendosur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në qendër të modelit qeverisës në mandatin e katërt, në të njëjtën rrugë po ndjekin edhe institucionet. Agjencia e Inteligjencës Artificiale do të përdorë CHATGPT për të parandaluar pastrimin e parave. Agjencia në varësi të Ministrisë së Financave ka çelur një procedurë tenderuese për të blerë 16 abonime vjetore të versionit “Chat GPT Business”. Në procedurën tenderuese të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik kërkohet që abonimi të përfshijë qasje në funksione organizative dhe analitike, mundësi për përdorim në gjuhën shqipe dhe atë të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe analizë të dokumenteve dhe imazheve. Prej vitesh, qeveria ka promovuar transformimin digjital si një mënyrë për të reduktuar burokracitë dhe për të rritur...
Burimi:
javanews.al