“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij
Edhe pse protestuesit që mblidhen çdo mbrëmje para Kryeministrisë kërkojnë jo vetëm largimin e Edi Ramës, por bëjnë edhe thirrje “Berisha në burg”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre, të cilat i cilësoi edhe si kërkesa të Partisë Demokratike. Duke komentuar protestën e 4 korrikut ku ndër të tjera u soll edhe një arkivol për të simbolizuar ‘fundin politik’ të kryeministrit, Berisha tha se e konsideron atë një ripërsëritje të 20 shkurtit të vittit 1991 kur u përmbys shtatorja e Enver Hoxhës, duke injoruar ngjashmërinë me aktet e shtatorit të vitit 1998 kur arkivoli i Azem Hajdarit u soll para kryeministrisë. Berisha i bën thirrje Ramës të dorëhiqet dhe të...
Burimi:
javanews.al