Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre
Deputetët e opozitës kërkuan në Konferencën e Kryetarëve, këtë të enjte, 25 qershor, që të dëgjohet zëri i qytetarëve, duke theksuar se Kuvendi ka detyrimin të diskutojë si kërkesat e protestuesve, ashtu edhe raportin e Parlamentit Europian. Sipas tyre, në raportin e PE-së protesta përmendet si një çështje shqetësuese. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi për mediat se nuk e njeh Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve. Balla argumentoi se PD-ja nuk mund të pretendojë se përfaqëson protestën, pasi kërkesat e saj nuk përputhen me ato të qytetarëve që kanë dalë në protestë. “I kam pyetur përfaqësuesit e opozitës se me çfarë mandati kanë ardhur si përfaqësues të protestës. U kam bërë të ditur se...
Burimi:
javanews.al