“Kemi një regjim të korruptuar”/ Deputetja Alolli: Shifrat e frikshme të shpopullimit, Shqipëria vazhdon të humbasë

“Kemi një regjim të korruptuar”/ Deputetja Alolli: Shifrat e frikshme të shpopullimit, Shqipëria vazhdon të humbasë

Në një intervistë televizive, deputetja e PD-së, Ledina Alolli, ka ngritur me forcë alarmin për zbrazjen e Shqipërisë, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një statistikë. Sipas saj, shpopullimi po përkthehet çdo ditë në shkolla të mbyllura, biznese të falimentuara, toka bujqësore të djerrëta dhe të moshuar të vetmuar që jetojnë vetëm me shpresën e një telefonate nga fëmijët në emigrim. Për të kërkuar llogari mbi këtë krizë të thellë, një grup deputetësh të opozitës kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Shifrat e raporteve ndërkombëtare tregojnë një realitet të zymtë që hedh poshtë çdo pretendim për rritje ekonomike. Sipas Alollit, të dhënat nga Banka Botërore flasin për një emigracion neto prej minus 24,000 personash, që do të thotë se Shqipëria humbet çdo...