‘Kemi naftën me çmimin më të shtrenjtë’, Bozdo: Shqipëria në krizë, nuk ka rezerva! Bordi i Transparencës, një tallje
Deputeti Enno Bozdo deklaroi se Shqipëria sot ndodhet përballë krizës së naftës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo theksoi se ministri duhet të japë shpjegime përse vendi ndodhet në këtë gjendje dhe se nuk ka rezerva sigurie. Ai theksoi se çmimet e karburante në Shqipëri janë shumë të larta dhe se qeveria punon vetëm për të mbushur xhepat e saj dhe jo për shqiptarët. Ndërsa Bordin e Transparencës e cilësoi si një tallje. “E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë të rezervës të sigurisë dhe jo më të mendosh që ndoshta mund të na vijë ndonjë kërkesë nga institucionet përkatëse për ta liruar këtë kërkesë. Sot ne nuk kemi as rezerva sigurie. Ndërsa kriza vazhdon ne jemi me sytë nga...
Burimi:
sot.com.al