Këmbëngulja e Berishes dhe lodhja e Tiranës
Këmbëngulja e Berishes dhe lodhja e Tiranës Nga Lutfi Dervishi Çdokush tjetër do ta kishte pranuar fatin e tij. Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” në vitin 2021, shumëkush mendoi se karriera politike e Sali Berishës kishte marrë fund. Në politikën shqiptare, pak vendime janë parë si më përfundimtare se ai. Por Berisha zgjodhi një rrugë tjetër. Nuk pranoi të tërhiqej. Nuk pranoi të dilte në pension. Nuk pranoi as rolin e viktimës dhe as atë të ish-politikanit që pret me nostalgji ditët e lavdisë. Ai zgjodhi betejën. Për pesë vjet me radhë luftoi kundër izolimit politik, kundër kundërshtarëve, kundër aleatëve që e braktisën, kundër drejtësisë, kundër kohës dhe, mbi të gjitha, kundër idesë se nuk bëhet betejë me fatin pasi fati...
Burimi:
sot.com.al