Këlliçi: Videoja e turpshme, Rama përmes Ballës, po tenton t’iu kundërvihet protestuesve në shesh

Këlliçi: Videoja e turpshme, Rama përmes Ballës, po tenton t’iu kundërvihet protestuesve në shesh

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me propagandën antiprotestë të Edi Ramës dhe sejmenëve të tij, si Taulant Balla. Këlliçi shkruan në një reagim në rrjete sociale se, deputetë dhe kryetarë bashkie kanë marrë porosi që të shpërndajnë një video ku disa punëtore, që hiqen si diasporë, bëjnë thirrje kundër protestës qytetare në Tiranë. Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi: Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë! Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t'iu kundërvënë atyre që kanë...