Këlliçi: Raporti i IBAR fakton shqetësimet e opozitës, qeveria teknike domosdoshmëri për zgjedhje të lira
I ftuar në një studio televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se raporti më i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë reflekton shumicën e shqetësimeve të ngritura prej vitesh nga opozita shqiptare. Sipas Këlliçit, ndryshimet mes draftit të muajit shkurt dhe raportit final të muajit maj tregojnë një ashpërsim të toneve ndaj qeverisë shqiptare dhe një reflektim të drejtpërdrejtë të problematikave të denoncuara nga PD. Deputeti demokrat ndaloi veçanërisht tek çështja e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se referencat në raport mbi trajtimin e zyrtarëve të lartë dhe heqjen e imunitetit lidhen drejtpërdrejt me atë që ai e quajti “testi kritik Balluku”, i artikuluar më herët nga eurodeputeti David McAllister. Këlliçi tha se raporti i ri është “dukshëm më i fortë” se ai...
Burimi:
sot.com.al