Këlliçi: 500 mln $ për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur e mega-aferat e Ramës s’janë hetuar fare

Këlliçi: 500 mln $ për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur e mega-aferat e Ramës s’janë hetuar fare

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi doli sot në një deklaratë për mediat ku denoncoi situatën në sistemin e drejtësisë. Edhe pse janë shpenzuar 500 milionë dollarë për drejtësinë e re, qytetarët presin 15 vite për një vendim, korrupsioni vetëm është rritur e mega-aferat e Ramës s'janë hetuar fare. "Prej vitit 2019, me taksat dhe paratë tuaja, për institucionet e drejtësisë, ku përfshihen Prokurori, Gjykata, ILD, KLP,KLGJ, KPA, KPK, SPAK, etj., keni paguar afro 500.000.000 dollarë. Po, po, e dëgjuat mirë, gjysmë miliardi dollarë. Por a kemi sot drejtësi të pavarur? Shqiptarët sot presin minimalisht 15 vite për një vendim, frustrimi arrin deri aty sa të kemi viktima në sallat e gjyqeve dhe të vriten me armë zjarri gjyqtarët. Korrupsioni veç rritet nga viti në vit, Shqipëria grabitet...