Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje. Kikia: Parti që fiton vetëm Sali Berisha

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje. Kikia: Parti që fiton vetëm Sali Berisha

Analisti Mentor Kikia dhe nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, kanë debatuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, sa i përket atmosferës politike në Shqipëri. Kikia tha se ajo që shohim sot është një Parlament që voton pa i lexuar projektligjet, pasi deputetët nuk kanë guxim t’i kundërvihen kryetarit. Ndërsa Kedhi kërkoi që të mos bëheshin paralelizma, pasi, sipas tij, nuk janë të gjithë njësoj. Pjesë nga biseda: Kikia: Këta votojnë qorrazi, sepse askush nuk ka guxim të votojë kundër aty në Parlament. Kedhi: Nuk jemi të gjithë njësoj, nuk ulemi të gjithë me bandat. PD-ja është partia e vetme që bën zgjedhje në Shqipëri. Kikia: Çfarë zgjedhjesh, mo, ku fiton i njëjti kryetar. Kedhi: Atë e vendos anëtarësia....