Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt cenon mandatin e fituar me votë!

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt cenon mandatin e fituar me votë!

Vendimi nr. 57 i Gjykatës Kushtetuese nuk është një vendim thjesht procedural. Ai vendos në qendër një çështje thelbësore për shtetin e së drejtës: a mundet një masë sigurimi të bllokojë në praktikë ushtrimin e një mandati të fituar drejtpërdrejt nga qytetarët? Përgjigjja që del nga vendimi është e qartë. Gjykata Kushtetuese e ktheu çështjen në Gjykatën e Lartë sepse kjo e fundit nuk i dha përgjigje të arsyetuar pretendimit për cenimin e proporcionalitetit të masës “Arrest në burg”, në raport me të drejtën e Erion Veliaj për t’u zgjedhur dhe për të ushtruar mandatin si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por vendimi shkon edhe më tej. Në mendimin paralel të botuar bashkë me vendimin, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër...