Kaso: Rinovimi i PD-së nuk mbeti slogan, 60% e Këshillit Kombëtar përbëhet nga të rinj dhe gra
Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi ripërtëritjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie. “Të rinj e të reja, gra dhe vajza që përbëjnë pothuajse 60% të Këshillit, që është organi më i lartë drejtues i demokratëve. U pa që nuk ishte thjesht një slogan “Ripërtëritja”, por ishte përpjekje serioze për një rinovim për qarkullim elitash brenda PD-së. Kjo i shërben energjizimit të aktivitetit politik, ky ka qenë qëllimi të paktën nga organet drejtuese”, tha Kaso në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN. “Të gjitha proceset i kemi me votë, e kemi detyrim statutor. Edhe kur ishim në agresionin më të madh nga kundërshtari politik, pas shpalljes non grata të Sali Berishës me investim të Edi Ramës, kur na u...
Burimi:
javanews.al