‘Kartelet e drogës fituan tendera publikë’, Hoxha: Një grup ndërtoi shkolla, më pas morën leje ndërtimi, ja si gënjen Banka e Shqipërisë…

‘Kartelet e drogës fituan tendera publikë’, Hoxha: Një grup ndërtoi shkolla, më pas morën leje ndërtimi, ja si gënjen Banka e Shqipërisë…

I ftuar në studion e Task Force, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se një skemë alarmante e pastrimit të parave të krimit të organizuar po funksionon prej vitesh në Shqipëri. 'Grupi kriminal, i përfshirë në trafikun e drogës, krijon kompani, fiton dhjetëra tendera publikë dhe më pas merr edhe leje ndërtimi për kulla e resorte, duke u shndërruar në biznesmenë të ligjshëm me mbështetjen e qeverisë.' -u shpreh ai Hoxhaj denoncoi se kjo praktikë përfshin projekte publike si rindërtimi i shkollave, ku grupet kriminale përdorin paratë e tenderit për të pastruar fitimet e paligjshme. Ai thekson se Banka e Shqipërisë gënjen publikun kur pretendon se bum-i turistik përkthehet në mirëqenie për qytetarët, pasi paratë e drogës dhe kontratat e favorizuara mbeten në xhepat e pakicës....