‘Karrigia’ e kryetarit në PD! Berisha i vetëm në garë, skualifikohen Mereme Sela e Vladimir Mulaj

‘Karrigia’ e kryetarit në PD! Berisha i vetëm në garë, skualifikohen Mereme Sela e Vladimir Mulaj

Mereme Sela dhe Sali Berisha TIRANË- Teksa më pak se një muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, më 22 maj, ish-kryeministri është i vetmi kandidat i cili do të kërkojë besimin e demokratëve më 23 maj për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme. Mesnatën e 30 prillit skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi Komisioni Zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Në vendim thuhet se Sela dhe Mulaj, nuk janë kualifikuar si kandidatë pasi nuk plotësonin kriteret. Konkretisht në vlerësimin e detajuar të kandidaturave, komisioni doli në përfundimin se, Sali...