Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Enea Karakaçi, zhvilloi një interpelancë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Gjatë fjalës së tij, ministri Karakaçi theksoi se porti i ri nuk është një projekt i ri në ide, por një investim strategjik që pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit. “Porti i ri detar i Integruar në Porto Romano nuk është një projekt i ri, por një projekt i cili pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për ta sjellë vendin në një nivel të zhvillimit ekonomik e strategjik. Për dekada me radhë, porti i Durrësit ka mbajtur mbi supe përgjegjësi. Nuk ka sot asnjë port që të jetë në qendër të qytetit që të kryejë...