Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Nënstacioni i ri elektrik në Kamëz pritet të sjellë standarde më të larta teknike dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për mijëra konsumatorë të zonës. Gjatë një inspektimi në kantier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e cilësoi projektin si një nga investimet më të rëndësishme që po realizohen në bashkëpunim me qeverinë gjermane në sektorin energjetik. Sipas ministrit, projekti financohet me rreth 30 milionë euro dhe përfshin dixhitalizimin e nënstacioneve, zhvillimin e sistemit SCADA, ndërtimin e nënstacionit të ri në Kamëz, si dhe rehabilitimin e rreth 12 nënstacioneve të tjera në vend. Karakaçi tha se kontrata për realizimin e projektit është nënshkruar në fund të vitit 2024, ndërsa punimet kanë nisur zyrtarisht në tetor të vitit 2025, pas përfundimit të procedurave...