Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

Me mbylljen e përkohshme të Kapitullit 30, Shqipëria merr përsipër që çdo marrëveshje të re tregtare me vende të treta të përfshijë një klauzolë që lejon ndërprerjen e saj pa detyrim për kompensim, në momentin që vendi anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kjo bëhet për të shmangur konfliktet me politikën e përbashkët tregtare të BE-së. “Kapitulli 30 është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, por marrëdhëniet me jashtë në këtë rast më shumë përqendrohen tek ajo që quhet politika e përbashkët tregtare e Bashkimit Evropian dhe Unioni i përbashkët doganor. Të gjitha këto marrëveshje duhet të hartohen sipas politikave që ka Bashkimi Evropian me vendet e treta”, thotë eksperti Geron Kamberi. Një tjetër angazhim është harmonizimi i plotë me rregullat tregtare...