“Kapitull i ri për shëndetësinë”, spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtohen sëmundjet e komplikuara

“Kapitull i ri për shëndetësinë”, spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtohen sëmundjet e komplikuara

Në Tiranë është prezantuar projekti i spitalit të ri “Health Hub Hospital” (HHH), një investim i Grupit San Donato, një prej grupeve më të mëdha spitalore në Europë. Projekti synon ta kthejë Shqipërinë në një destinacion të ri shëndetësor për Ballkanin Perëndimor, duke ofruar shërbime mjekësore të avancuara dhe trajtime për raste të ndërlikuara. Gjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë projekt një hap të rëndësishëm për transformimin e sistemit shëndetësor në vend. Ai tha se spitali i ri do të krijojë mundësi për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të sjellë një model të ri të ekselencës europiane në shëndetësi. Sipas Ramës, HHH nuk do të jetë vetëm një qendër për trajtimin e pacientëve, por edhe një hapësirë zhvillimi për mjekët dhe...