Kampusi i ri universitar në Durrës, Rama: Rezultat i protestës së studentëve, dëgjuam me vëmendje çfarë kërkonin! Do adresojmë problemin e strehimit
Në Durrës u zhvillua prezantimi i pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e Kampusit të Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, një projekt i rëndësishëm që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi. Kampusi i ri pritet të kthehet në një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban dhe akademik në vend, duke sjellë së bashku studio prestigjioze ndërkombëtare dhe arkitektë shqiptarë në një garë idesh për të ardhmen e universitetit. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria po zhvillon një seri konkursesh ndërkombëtare që, sipas tij, përfaqësojnë ambicien për transformimin urban dhe akademik të vendit. Shefi i qeverisë shtoi se projekti synon të...
Burimi:
vizionplus.tv