Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e 5 ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore të ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se projekti për kampusin e ri universitar përfaqëson një investim strategjik për të ardhmen e Durrësit dhe të arsimit të lartë në vend. “Sot jemi në kushtet kur kemi gati zanafillën e një projekti shumë të madh për kampusin e ri universitar të Durrësit, për të investuar në një zhvillim që do të përmbyllë një proces të nisur shumë vite më parë dhe do të mundësojë që këtu të ketë një...