Kampi i Gjadrit/ Gazetari i ‘Euractiv’ publikon citimin e saktë të Hoxhës, Rama: Njëri Eddy shkruan, tjetri e duron

Kampi i Gjadrit/ Gazetari i ‘Euractiv’ publikon citimin e saktë të Hoxhës, Rama: Njëri Eddy shkruan, tjetri e duron

Edi Rama, Georgia Meloni dhe gazetari Eddy Wax TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj gazetarit të Euractiv, Eddy Wax, lidhur me artikullin e publikuar një ditë më parë (12 maj), për qendrat e emigrantëve në Gjadër, të cilat ngritën reagime mbi një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes për emigrantët në vitin 2030.  “Shqipëria ka deklaruar se nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Italinë përtej vitit 2030, pasi synon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri atëherë, gjë që do ta bënte të panevojshme skemën aktuale”, shkruan Wax, duke cituar Ministrin E jashtëm Ferit Hoxha, fjali kjo që ngjalli shumë reagime. Pas këtij shkrimi, kryeministri Edi Rama sqaroi dje publikisht se marrëveshja do të jetë në fuqi sa kohë të dojë Italia dhe median në fjalë e akuzoi për citimin...