Kampet e Gjadrit dhe deklarata e ministrit Hoxha, Braci: Nëse Shqipëria hyn në BE, protokolli bie, marrëveshja bie…

Kampet e Gjadrit dhe deklarata e ministrit Hoxha, Braci: Nëse Shqipëria hyn në BE, protokolli bie, marrëveshja bie…

Një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar një tërmet politik në Itali, duke vënë sërish në qendër të debatit marrëveshjen e shumëdiskutuar për emigrantët mes dy vendeve. E cilësuar nga mediat italiane si një "gafë", fjalia e ministrit Hoxha se "një vend që synon të hyjë në BE nuk mund të shërbejë si vend ku depozitohen emigrantët e një vendi tjetër anëtar", i ka dhënë municion opozitës italiane për të sulmuar paktin e firmosur nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama. Melisa Braci, eksperte e çështjeve ndërkombëtare dhe e angazhuar politikisht në Forca Italia, gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Edvin Parruca tha se, fjalët e Hoxhës, zbulojnë një nga pikat më delikate të marrëveshjes: statusi i Shqipërisë si...