‘Kambanat e alarmit bien në Sarandë nga vlerësimet e turistëve’, Zhupa: Bukuria nuk mjafton kur qyteti qeveriset keq!

‘Kambanat e alarmit bien në Sarandë nga vlerësimet e turistëve’, Zhupa: Bukuria nuk mjafton kur qyteti qeveriset keq!

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po menaxhohet turizmi në Sarandë. Ajo i referohet vlerësimeve dhe komenteve të turistëve në TripAdvisor, Reddit dhe platforma të tjera të udhëtimeve. Saranda klasifikohet 2.8 nga 5 vetëm nga problemet e qeverisjes. Zhupa thekson se, pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm natyror të qytetit, turistët përsërisin kritikat për trafikun, mungesën e parkimeve, pastërtinë, mbipopullimin, zhurmën, dhe infrastrukturën. Sipas saj, këto problematika janë tregues të keqmenaxhimit nga Bashkia Sarandë dhe dështimit të qeverisë për të ndërtuar një model të qëndrueshëm zhvillimi turistik, ndërsa paralajmëron se bukuria natyrore nuk mund të kompensojë mungesën e shërbimeve dhe infrastrukturës. Reagimi: Problemi nuk është se Saranda nuk është e bukur,...