“Kam nevojë për një avokat me angazhim të plotë”, publikohet letra e Metës për Cakranin

“Kam nevojë për një avokat me angazhim të plotë”, publikohet letra e Metës për Cakranin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar letrën e ish-presidentit Ilir Meta ku i ka njoftuar avokatit Kujtim Cakrani vendimin për të mos u përfaqësuar më prej tij. Meta thotë se ngarkesa e çështjes së tij në themel e për GJEDNJ e ka bërë të vendosë për të pasur një avokat që merret ekskluzivisht vetëm me të, pa angazhime të tjera. “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe me shpresën e mirëkuptimit tuaj, përshkak jo vetëm të angazhimeve tuaja të shumta dhe të shtuara, ndërkohë që ngarkesa e çështjes sime, jo vetëm në themel, por edhe për GJEDNJ, kërkon angazhim të përditësuar e të përhershëm, kam vendosur që të kem një avokat që të merret vetëm me çështjen time dhe...