‘Kam lindur shqiptar dhe do të vdes këtu’/ Qytetarja: Rama do të ikë, populli nuk dorëzohet

‘Kam lindur shqiptar dhe do të vdes këtu’/ Qytetarja: Rama do të ikë, populli nuk dorëzohet

Nga sheshi i mbushur me qytetarë, një protestuese nga Vlora u shpreh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Shqipëria po përballet me shitjen e pasurive kombëtare si Sazani, Narta dhe Zvërneci. Ajo denoncoi rritjen e çmimeve, mungesën e drejtësisë dhe atë që e quajti kapje të shtetit nga oligarkët, ndërsa bëri thirrje për bashkim kombëtar, duke se shqiptarët “janë të bashkuar si thupra e Skënderbeut”. Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi e veçantë që këtë shesh e shikoj plot. Pavarësia nuk është një datë në kalendar. Është betim, është përgjegjësi, guxim për të gjithë ne që jemi këtu. Shqipëria jonë e ka bekuar Zoti, shumë e bukur, të gjitha i ka, po pse duhet të na shesin, pse nuk duhet ta gëzojmë ne që...