Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Ndreca: Hetimi ndaj Veliajt s’kishte si qëllim të ‘peshkonte’ të vërtetën

Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Ndreca: Hetimi ndaj Veliajt s’kishte si qëllim të ‘peshkonte’ të vërtetën

Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, publikoi pak ditë më parë një dokument, për të cilin tha se tregon që kallëzimi ndaj të të parit të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, nuk është bërë vetëm nga Nesti Angoni, por edhe nga një tjetër person që nuk ekziston “Nasta Pëllumbi”. “Mendojmë se gjatë hetimit të thelluar të këtij fakti penal, të paraqitur në këtë informacion, kemi bindjen e plotë se do të dalin në dritë të tjera episode të ngjashme si kjo që lidhen me veprimet e paligjshme të zonjës Ajola Xoxa. Ju urojmë suksese! Me respekt Nasta Pëllumbi, Lëvizja Qytetare Anti-Korrupsion”, shkruhej në dokumentin e siguruar nga mbrojtja e Veliajt. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Ndreca tha se ndërtimi...