‘Kafazi i qelqtë, për të krijuar idenë e fajësisë’/ Vasili: Po rrëmbehet transparenca, siç u rrëmbye më parë Meta
Ish-deputeti Petrit Vasili, i ftuar në SYRI TV në emisionin e moderatorit Bledi Marku, deklaroi se refuzimi i kërkesës për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dëshmon frikën e autoriteteve nga transparenca dhe ballafaqimi publik me faktet. Sipas Vasilit, procesi ndaj Metës është “i montuar, mafioz dhe politik”, ndërsa tregoi se në dosje nuk ekzistojnë prova penale që të rëndojnë mbi ish-presidentin. Ai theksoi se transparenca është elementi që shqetëson më shumë ata që, sipas tij, kanë ndërtuar këtë proces. Duke komentuar vendimin që Meta të vazhdojë të paraqitet në sallën e gjyqit në kafazin e qelqtë, Vasili kritikoi krahasimet e përdorura nga gjykata me raste të personave të dënuar për krime të rënda jashtë vendit. Ai...
Burimi:
syri.net