“Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin”/ Berisha: Lubia kryeministrja hije, Rama kujton se Brukseli nuk i sheh!

“Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin”/ Berisha: Lubia kryeministrja hije, Rama kujton se Brukseli nuk i sheh!

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën e quajti ‘kryeministrja në hije’ e vendit. Ai u shpreh gjithashtu se partnerët europianë po ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe se Brukseli është informuar për problematikat që lidhen me reformën në drejtësi, korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve. Pjesë nga fjala e kreut të PD: Duhet të theksoj se në memorien time, interesi për Shqipërinë i BE, vendeve partnere dhe institucioneve të këtij bashkimi, në vitin 2026 ka qenë më i madh se asnjëherë më parë. Ju rikujtoj shqiptarëve se në fillim të këtij viti, Shqipërinë e vizituan tre misione jashtëzakonisht të rëndësishme evropiane për të vlerësuar në vend zhvillimet, ecurinë...