“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestat, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për stabilitet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian. I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Rexhaj u shpreh se gjatë protestave po vërehen shenja të humbjes së durimit nga ana e qytetarëve, ndërsa vlerësoi se kjo duhet të shërbejë si sinjal për qeverinë. “Ka shkëndija të humbjes së durimit. Për mua nuk ka shumë rëndësi gjuajtja me vezë, por deklaratat më pas se nuk do të mbahet përgjegjësi për çfarë pritet më pas. Duhet thënë që po kalon në humbje durimi nga ana e protestuesve dhe kjo është me vlerë për qeverinë”, tha ai. Sipas analistit, qytetarët...