“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

Avokati Edmond Petraj tha në Real Story se në sistemin e drejtësisë duhet të ndërhyhet në disa faza të procedimit penal, duke nisur nga regjistrimi i hetimit dhe mënyra e ndjekjes së çështjes. Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale ka nevojë të rishikohet, sidomos në raportin mes gjyqtarit dhe prokurorit gjatë hetimit dhe vendosjes së masave të sigurisë. Petraj theksoi gjithashtu se duhen rregulluar fazat e përfundimit të hetimeve, thirrjes si i pandehur dhe afatet e seancës paraprake. “Duhen ndërhyrë në disa faza: fillimi i hetimit, regjistrimi i procedimit penal, pjesa e Nesti Andonit. Kodi i procedurës duhet të përfundojë; pjesa e marrëdhënies së zhvillimit të hetimit, gjyqtari që jep masën e sigurisë dhe i kërkon llogari prokurorit. Janë disa elemente që duhen parë dhe...