“Ka ndryshuar datën, një ditë para diktatorit”, Balla rikthen debatin për ditëlindjen e Berishës!
Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu rikthye thumbave ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe datëlindjes së tij. Balla tha se Berisha figuron i lindur më 1 korrik 1944 në dokumentet zyrtare, ndërsa prej vitesh feston 15 tetorin, datë që sipas tij është zgjedhur pasi bie një ditë para ditëlindjes së Enver Hoxhës. “Ka edhe nga ata që kanë ndërruar datën e ditëlindjes, por nuk po i hyjmë kësaj historie. Ta urojmë në korrik apo në tetor, kur e kishte një ditë para diktatorit? Shqipëria i ka këto, sepse kështu ishte gjendja civile”, tha Balla. Ditëlindja zyrtare e Berishës është 1 korriku i vitit 1944, një datë që figuron në pasaportën e tij dhe në...
Burimi:
javanews.al