“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

Protesta që prej 26 ditësh zhvillohet në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe Sazan nuk është më thjesht një reagim qytetar apo mjedisor. Të paktën kështu e sheh analisti Ruel Domi, i cili argumenton se ajo është shndërruar në një lëvizje me ngarkesë të madhe politike dhe gjeopolitike, ku, sipas tij, janë përfshirë shumë faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV me gazetarin Emal Qori, Domi tha se protesta ka kaluar prej kohësh kufijtë e kundërshtimit të një projekti turistik dhe është kthyer në një kauzë të pastër kundër investimit amerikan. “Nuk mund të shkatërrojmë Shqipërinë që të ikë Edi Rama. E gjithë protesta është e stisur nga faktorë që nuk e duan Shqipërinë....