Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre lidhje jashtëmartesore me gra që, sipas dokumenteve të publikuara, kishin gjithashtu lidhje me financierin famëkeq Jeffrey Epstein. Sipas dëshmisë, Gates identifikoi si partnere Mila Antonova, lojtare profesioniste e bridge-it, Karima Nigmatulina, fizikane bërthamore, si dhe mjeken dhe sipërmarrësen Alice Jacobs Nesselrodt. Ai deklaroi se marrëdhënia me Nesselrodt kishte nisur para vitit 2010, ndërsa lidhjet me dy gratë e tjera u zhvilluan disa vite më vonë, kur ato ishin në të 20-at dhe të 30-at. Miliarderi 70-vjeçar tha se ia kishte pranuar ish-bashkëshortes së tij, Melinda French Gates, lidhjen me Nesselrodt shumë vite më parë, ndërsa për marrëdhëniet me Antonovën dhe Nigmatulinën kishte folur në pranverën...
Burimi:
opinion.al