“Ka ardhur dita që kjo betejë të…”/ Protesta, reagon Zhupa: Mbështetje e plotë, kërkesave të protestuesve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve në Shqipëri dhe diasporë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Zhupa thekson se prej vitesh ka zhvilluar një betejë politike dhe institucionale kundër këtyre nismave, përmes projektligjeve, interpelancave, protestave dhe ankimeve në Gjykatën Kushtetuese, duke i cilësuar ato si mekanizma që kanë favorizuar interesa klienteliste në dëm të pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë kombëtare. Sipas saj, zgjidhjet ligjore ekzistojnë, por mungon vullneti i mazhorancës për t’i miratuar ato. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Në mbështetje të plotë të pesë kërkesave të protestuesve në mbarë Shqipërinë dhe në...
Burimi:
sot.com.al