“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”/ Rama thirrje protestuesve: Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protesta në Tiranë gjatë takimit të tij me banorët në Zvërnec, Kreu i qeverisë u shpreh se edhe 500 mijë banorë të dalin në shesh nuk mjaftojnë, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste. “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha Rama. Kryeministri shtoi gjithashtu: “Këta që kanë dalë të protestojnë i...
Burimi:
top-channel.tv