“Jeta e punëtorit, jo kosto biznesi!” Protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë

“Jeta e punëtorit, jo kosto biznesi!” Protesta në Tiranë, qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe të drejta në punë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Unioni i Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi një protestë para Ministrisë së Ekonomisë, ku dhjetëra punëtorë u mblodhën me pankarta në duar për të kërkuar më shumë siguri dhe të drejta në punë. “Jeta e punëtorit nuk është kosto e biznesit”, “Paga dinjitoze për punëtorët” dhe “Nuk jemi makineri, jemi punëtorë me dinjitet”, ishin disa nga mesazhet kryesore të protestuesve. Gjatë protestës, punëtor por edhe organizatorë të këtij tubimi u shprehen se kjo ditë duhet të sjellë reflektim për kushtet e punës në vend. “Sot kërkojmë të drejtat tona, të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi dhe të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë....