‘Jeni peng të Ballukut’, Shehaj: Kërkesa juaj për seancë të mbyllur është skandaloze

‘Jeni peng të Ballukut’, Shehaj: Kërkesa juaj për seancë të mbyllur është skandaloze

Kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj e konsideroi si skandaloze vendimin e socialistëve për të zhvilluar seancë pa praninë e mediave për marrëveshjen me SHBA për financimin e pajisjeve ushtarake. Në fjalën e tij në parlament, Shehaj tha se deputetët socialistë janë peng të Belinda Ballukut, ndërsa i akuzoi ata si “një tufë të korruptuarish që vjedhin popullin”. “Kërkesa juaj për seancë të mbyllur është skandaloze. Ju nuk e kuptoni që jeni bërë thjesht qesharak me këto marrëveshjet tuaja. E provuat njëherë se do ti shpëtonit drejtësisë duke i bërë qejfin SHBA, e provat me Bordin e Paqes, menduat se shpëtuat dhe cfarë ndodhi?! Ndodhi që hetimet kundër Ballukut që ju mban peng vazhduan, por përveç akuzës për shpërdorim detyre ju ngrit edhe...