“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo procedurës antikushtetuese”, Berisha kundër kalimit me urgjencë të marrëveshjes

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo procedurës antikushtetuese”, Berisha kundër kalimit me urgjencë të marrëveshjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi mënyrën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se opozita është pro financimit për mbrojtjen, por nuk do të mbështesë një procedurë që sipas tij është antikushtetuese. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të kalojë marrëveshjen prej 302 milionë dollarësh me procedurë të përshpejtuar, duke pretenduar se nuk janë respektuar afatet kushtetuese. “Ne nuk votojmë në procedura antikushtetuese në mënyrë absolute. Edhe njëherë, ne jemi pro kredisë dhe shprehim mirënjohje, por kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me Kushtetutën,” tha Berisha. Sipas tij, marrëveshja është dorëzuar nga pala amerikane disa muaj më parë dhe qeveria shqiptare...