Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që furnizonin ushtrinë e Kievit
Rusia pretendon se forcat e saj kanë goditur dy anije tregtare në portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit, duke thënë se ato po përdoreshin për furnizimin e ushtrisë ukrainase. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, e cila citon Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, njëra prej anijeve u godit në portin e Odesës, ndërsa tjetra në portin e Mykolaivit. Ministria ruse pretendon se të dyja anijet përdoreshin për transportin e furnizimeve për forcat ukrainase. Deri tani nuk ka një konfirmim të pavarur për pretendimet e Moskës lidhur me goditjen e dy anijeve. Sulmet ndaj porteve ukrainase dhe anijeve tregtare në Detin e Zi janë shtuar gjatë javëve të fundit. Rusia ka deklaruar në raste të mëparshme se ka goditur anije dhe infrastrukturë portuale që, sipas...
Burimi:
vizionplus.tv