“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra
Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, pranoi se protestuesit kanë të drejtë për disa gjëra dhe shtoi se mazhoranca është gati të ulet me përfaqësuesit e protestës. “Nuk kemi ndalur së dëgjuari askënd, edhe sot që po bëhet kjo protestë që nuk është në ato nivele që ka qenë ditët e para. Ideja është që këta njerëz kanë edhe disa të drejta, apo jo? Ne jemi duke i dëgjuar, nuk kemi humbur kurrë vëmendjen për ata. Jemi gati të ulemi në çdo moment, të nxjerrin përfaqësuesit e tyre dhe t’i dëgjojmë”, tha deputetja socialiste në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. “Ata kanë të drejtë për shumë gjëra që duhen bërë më mirë. Unë konkretisht nuk them as edhe një gjë...
Burimi:
javanews.al