Java e Europës! Gonzato: S’ka shmangie të kritereve, Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin

Java e Europës! Gonzato: S’ka shmangie të kritereve, Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin

Silvio Gonzato TIRANË-Sot mbahet eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ky i fundit gjatë fjalës së tij komentoi procesin e Shqipërisë, si një vend kandidate për tu anëtarësuar në BE. Gonzato u shpreh se vendi po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar. Sipas ambasadorit investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Gjatë fjalës së tij ambasadori Gonzato u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter për t’u integruar në BE. Silvio Gonzato: Forca e BE qëndron në aftësinë e saj për të frymëzuar vendet e tjera. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera për anëtarësimin evropian, po investon...