Jaho: Kufizimi i lirisë? Vetëm me vendim të arsyetuar dhe në përputhje me standartet
Në një moment kur debati mbi drejtësinë penale në Shqipëri po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga çështjet e mëdha politike drejt detajeve konkrete të procedurës dhe standardeve, një nga pikat më të ndjeshme mbetet përdorimi i masës së “arrestit me burg”. Vendimi i ndërmjetëm i Gjykatës së Lartë i 9 marsit 2026, që synon të rishikojë pjesërisht praktikën e njësuar të vitit 2011, ka rihapur një diskutim thelbësor: a është paraburgimi bërë rregull, aty ku ligji e koncepton si përjashtim? Në një intervistë për TemA, konstitucionalisti Niazi Jaho ndalet pikërisht mbi këtë tension mes ligjit dhe praktikës. Duke iu referuar Kushtetutës, Kodit të Procedurës Penale dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai argumenton se ndryshimet e propozuara nuk janë thjesht...
Burimi:
javanews.al