Ivanka Trump dhe Jared Kushner duhet të vihen në dijeni për abuzimin politik të Edi Ramës me emrin e tyre

Ivanka Trump dhe Jared Kushner duhet të vihen në dijeni për abuzimin politik të Edi Ramës me emrin e tyre

Ivanka Trump dhe Jared Kushner duhet të vihen në dijeni për abuzimin politik të Edi Ramës me emrin e tyre Nga Ndricim Kulla Çështja e investimit të shumëdebatuar në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit po merr çdo ditë e më shumë përmasat e një debati që shkon përtej një projekti të zakonshëm ekonomik. Në pamje të parë, ajo paraqitet si një nismë investimi e një sipërmarrësi të njohur amerikan, por mënyra sesi është administruar politikisht nga qeveria shqiptare ka prodhuar aq shumë pikëpyetje, saqë sot vëmendja nuk është më vetëm te projekti vetë, por te mënyra sesi ai po përdoret në funksion të propagandës dhe të mbijetesës politike të kryeministrit Edi Rama. Në të vërtetë, shqetësimi kryesor nuk lidhet me Jared Kushnerin dhe as...