“Ishit zëri i Kosovës kur Kosova s’kishte zë”, Albulena Haxhiu pret në takim Ferit Hoxhën
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. “Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, tha ajo, duke e uruar ministrin Hoxha për detyrën dhe duke vlerësuar përvojën e tij të gjatë diplomatike në përfaqësimin e Shqipërisë në organizata dhe forume ndërkombëtare. Në takim u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinimin në politikën e jashtme, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve. Haxhiu theksoi se afërsia historike, gjuhësore dhe kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet një bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për projekte që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të të dyja vendeve. Një pjesë e...
Burimi:
javanews.al