“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

Në GJKKO ka nisur gjyqi për aferën Partizani, ku po dëshmon ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi. Pango tha se ishta pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit dhe kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave. Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër...