“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

Në një kohë kur protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 60-të, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë përballë një prej gazetareve më të njohura ndërkombëtare, Lindsey Hilsum e rrjetit britanik Channel 4. Në një intervistë të fokusuar te zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, protestat e përditshme përpara Kryeministrisë dhe debatet rreth projekteve të investimeve në zonat bregdetare, Rama ka mbrojtur qëndrimin e qeverisë duke i cilësuar protestat si një shenjë të një shoqërie më të avancuar demokratikisht. Kryeministri është pyetur nga Hilsum për mesazhin që i përcjellin protestuesit që dalin çdo mbrëmje përpara zyrës së tij, për projektet e shumëdiskutuara në Sazan dhe Zvërnec, për përfshirjen e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në këto iniciativa, si dhe për shqetësimet...