Ish-ministri i PS, Bushati kundër Ramës: As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë
Ditmir Bushati TIRANË-Ish-Ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bishati u ka dalë sërish në krah protestuesve. Bushati duke ndarë pamje nga dita e 21 e protestës së qytetarëve, është distancuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndikime të huaja apo manipulime përmes rrjeteve sociale. Bushati thekson se protestuesit “nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet”, por janë "shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”. Ish-ministri deklaron se ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi. Ditmir Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar....
Burimi:
zeri.ai