Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta
Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka komentuar denoncimet gjatë ditëve të fundit të Qeverisë, se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po marrin pjesë spiunë dhe njerëz të lidhur me aktivitetin terrorist të Iranit. Përmes një reagimi për Report Tv, Zef Brozi ka thënë se pavarësisht denoncimeve nga qeveria, këta ‘spiunë dhe terroristë’ po vijojnë të jenë të lirë. Brozi shkruan gjithashtu se institucionet shtetërore kanë detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri. Pavarësisht se folësit në protestë duhet të kenë lirinë e të shprehurit, sipas Brozit, nëse ata abuzojnë me të, nuk duhet të lejohen që të flasin sërish herë tjetër. Reagimi i Zef Brozit: Qeveria këto...
Burimi:
javanews.al