Ish-drejtori i RTSH: Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen

Ish-drejtori i RTSH: Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi përmes një komenti në Facebook shpreh miratimin e tij për shqetësimet e ngritura nga i themeluesi i FRESSH, Ilir Zela i cili sot i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pasi vendi u përfshi nga protestat masive të cilat kanë hyrë në ditën e 25-të. “Të lumtë Ilir! Zëre se e kam shkruar unë”, shprehet ai, teksa mbështet argumentin e Zelës për largimin e Ramës. Thoma Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997. Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri...